Arrestohen 10 persona në Tiranë, për vepra të ndryshme penale

schedule12:12 - 19 Nëntor, 2023

schedule 12:12 - 19 Nëntor, 2023

Dhjetë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se ata akuzohen për vjedhje, dhunë, drejtimin e automjetit në gjendje të dehur deri te kryerja e punimeve pa leje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, dy grirëse metalike dhe qese farmaceutike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur dy aparate celulare në një dyqan, në Rrugën e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin në kërkim 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular në një lokal, në Fushë Krujë.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;

–  54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kastriotët”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen 67 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit:

45 vjeç, banues në Valias, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në banesë;

49 vjeç, banues në Laknas, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tyre;

– 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!