Arrestimi i Vladimir Kolës për vrasjen te “Kodra e Diellit”/ Gazetari Leka: Motiv, hakmarrja. Pati tentativa për të pajtuar fiset

schedule18:38 - 17 Prill, 2024

schedule 18:38 - 17 Prill, 2024

Gazetari Ervin Leka thotë se Vladimir Kola, i cili u arrestua në Gjermani, për vrasjen e Briken Sanaj te “Kodra e Diellit” të ndodhur në tetor të 2022, e kreu ekzekutimin për hakmarrje.

Në “Special Report” në ABC News, Leka u shpreh se Kola e kishte ruajtuar objektivin e tij, pasi kishte shkuar disa herë pranë banesës së Sanajt, ku u krye ekzekutimi.

Leka shtoi se ka pasur tentativa për të pajtuar fiset Sanaj dhe Kola.

“Bëhet fjalë në fakt për një ngjarje që e ka zanafillën në vitin 2012. Ka qenë vëllai i të ndjerit pra, i të vrarit Briken Sanaj, bëhet fjalë për Renato Sanaj, i cili kreu një plagosje në fisin Kola, duke lënë Gentian Kolën të plagosur. Që nga ajo ngjarje, u bënë tentativa për të pajtuar dy fiset Kola dhe Sanaj në qytetin e Lezhës, por nuk u bë marrëveshje pajtimi dhe si duket në tetor 2022, u krye kjo vrasje e Briken Sanajt në shenjë hakmarrjeje nga Vladimir Kola. Që prej atëherë, ai u shpall në kërkim nga autoritetet, pasi u mundua të zbulohej nga kamerat e sigurisë në zonë dhe më pas rezultoi si ishte larguar fillimisht nga Shkodra në drejtim të Malit të Zi, dhe së fundmi kanë rënë në gjurmët e tij, në Gjermani, afër qytetit të Frankfurtit ku u lokalizua nga pala shqiptare.

Më pas është njoftuar Interpoli në Gjermani. Kemi parë zonat e Lezhës apo zona të tjera të Shkodrës, pjesë e gjakmarrjes është problem, ndiqet brez pas brezi. Kemi vrasjen e Nikulajt në Lezhë. Ajo që duhet më shumë  të bëjë policia, duhet parandalimi i kërre. Vladimir Kola e kishte rujtuar objektivin e tij, pasi kishte shkuar disa herë pranë banesës ku u krye ekzekutimi, deri në momentin final kur kreu këtë vrasje, në tetor të 2022”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!