Arrestimi i punonjësve të policisë në Morinë, reagon Çuçi: Të vendosur për të pastruar uniformat blu

schedule13:47 - 8 Prill, 2022

schedule 13:47 - 8 Prill, 2022

Ministria e Brendshme  ka reaguar në lidhje me aksionin e përbashkët policor të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të Kosovës në pikën Kufitare të Morinës për korrupsion.

Ministri Bledi Çuçi në reagimin e tij thekson se ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

LEXO EDHE: Korrupsion në doganë, aksion i përbashkët me autoritetet në Kosovë, SPAK: Arrestohen 31 policë dhe punonjës në Morinë

Ndër të tjera në reagimin e tij Çuçi është shprehur se në Policinë e Shtetin nuk ka vend për punonjës të korruptuar.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me këtë aksion ka reaguar edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili është shprehur se është i vendosur për pastrimin e figurës së policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!