Arrestimi i gazetarit në Bjellorusi, Hamasi mohon të ketë kërcënuar me bombë avionin

schedule20:33 - 24 Maj, 2021

schedule 20:33 - 24 Maj, 2021

Bjellorusia e ka justifikuar devijimin e avionit në të cilin po udhëtonte gazetari Roman Protasevich me një kërcënim për bombë nga grupi militant i Hamasit. Por, ky i fundit e ka mohuar që të ketë gisht në ngjarjen që ka shkaktuar jo pak reagime në Perëndim.

Një zëdhënës i Hamasit, Fawzi Barhoum është shprehur se grupi nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Lexo edhe: Bjellorusia: Fluturimi u devijua pas një kërcënimi për bombë nga Hamasi

“Ne nuk përdorim këto metoda, të cilat mund të jenë veprimi i disa partive të dyshimta që synojnë të demonizojnë Hamasin dhe të prishin gjendjen e simpatisë botërore me popullin tonë palestinez dhe rezistencën e tyre legjitime“, citohet të ketë thënë zëdhënësi.

Justifikimi i Bjellorusisë u prit me skepticizëm. Kancelarja gjermane Angela Merkel i quajti shpjegimet e Bjellorusisë “plotësisht të papranueshme”.

Kujtojmë se javën e kaluar Hamasi dhe Izraeli ranë dakord për një armëpushim pas 11 ditësh sulmesh dhe kundërsulmesh. sb/abcnews.al/