Arrestimi i drejtorit të burgut të Reçit, Manja: Kush shkel ligjin është në duart e drejtësisë

schedule11:14 - 26 Prill, 2022

schedule 11:14 - 26 Prill, 2022

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur në lidhje me arrestimin e drejtorit të komanduar të burgut të Reçit Ervis Zika.

“Ne vazhdojmë punën por persona që marrin detyrën dhe bien në konflikt me ligjin janë në duart e drejtësisë”, tha Manja në një dalje për mediet.

Lexo edhe: Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit në Shkodër

Zika u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Urdhri për arrestimin është dhënë nga prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar “arrest me burg” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, i dyshuar për shpërdorimin e detyrës.

Lexo edhe: Burgu i Reçit s’gjen qetësi, nga greva e të dënuarve te arrestimet e punonjësve dhe drejtorëve

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!