Arrestimi i Beqajt/ Ish ministri dhe dy vartësit e tij siguronin fatura fiktive për aktivitete që nuk kryheshin nga SASPAC

schedule10:13 - 4 Korrik, 2024

schedule 10:13 - 4 Korrik, 2024

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e së enjtes, pasi akuzohet për abuzime të fondeve të agjencisë SASPAC.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Beqaj në bashkëpunim me dy vartës të tij, lëshonin fatura fiktive për fonde që merreshin nga vende të BE, për aktivitete që nuk kryheshin, por thjesht merrinin mbrapsht sasinë e parave.

“Bëhet fjalë për hetime të nisura nga SPAK për menaxhimin e fondeve që mbërrinin nga vende të BE, dhe këto fonde menaxhoheshin nga agjencia SASPAC, e cila për një periudhë 1-vjeçare është drejtuar nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ka dyshime se Beqaj ka bërë abuzime këto fonde. Është akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për disa fatura fiktive ku në bashkëpunim me disa persona si Ermal Kurtulaj apo edhe Alfred Nikolla, për të cilët Prokuroria e Posaçme, kanë lëshuar urdhër arreste, por siguronin fatura fiktive për fonde dhe aktivitete që nuk zhvilloheshin, më pas përfitonin shumën e parave. Është arrestuar në orët e para të mëngjesit. Ndryshe nga hera e parë kur u hetua në gjendje të lirë për sterilizimin, Beqaj do të hetohet në masën “arrest në burg”. Në dhjetor të vitit të kaluar, me urdhër të SPAK, janë kryer kontrolle në banesën e Ilir Beqajt, Ermal Kurtulajt, janë sekuestruar dosje dhe servera që i kanë ardhur në ndihmë SPAK. Dyshohet se Beqaj ka shpërdoruar fondet nga BE.

Për organizimin e këtyre aktiviteteve, kryente organizime fiktive. Ka dyshime se Beqaj të ketë pasur në pronësi një lokal në emër të tij, për të shmangur konfliktin e interesit. Për këto, SPAK ka pasur dyshime që ka konkluduar për masa sigurie për të dhe dy vartësit e tij. Është gjetur në ambientet e banesës dhe është shoqëruar në drejtorinë e kryeqytetit. Zotit Beqaj i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në burg””, raportoi gazetari Vija./abcnews.al