Arrestimi i Belerit, Kulluri: Mund të ndizen gjakrat. Më 14 maj do ketë shtim të votuesve

schedule18:07 - 12 Maj, 2023

schedule 18:07 - 12 Maj, 2023

TIRANË- Analisti Edvin Kulluri, tha se arrestimi i Fredi Belerit mund të çojë në rritje të numrit të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 14 majit.

Ai theksoi se kjo situatë mund të favorizojë Partinë Socialiste në Bashkinë e Himarës. Analisti nuk e përjashton faktin, se në Himarë mund të këtë ndezje gjakrash.

“Çështja e Himarës është kombëtarizuar në aspektin elektoral. Ata që e quajnë vetën minoritarë, atje do ndizen gjakra në kuptimin elektoral të fjalës, por mbase dhe fizik të fjalës. Do viktimizohen dhe do angazhohen shumë për të votuar. E majta, në qarkun e Vlorës, është e majtë nacionaliste, edhe ata do të elektrizohen pak nga retorika e qeverisë greke dhe zoti Beleri. Kështuqë Besoj se mund të rritet pjesëmarrja në zgjedhje  për shkak të këtij konflikti, se si shkon rezultati, gjasat janë së më shumë rritet e majta. Nuk do të ishte kandidat i PD-së. Beleri është problematikë në ekstremizmin e tij”, tha Kulluri./n.m. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!