Arrestimi i Belerit, Idrizi: Greqia nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, Xhaçka ti japë notë proteste

schedule09:39 - 12 Maj, 2023

schedule 09:39 - 12 Maj, 2023

Kryetari i PDIU-së deputeti Shpëtim Idrizi, ka komentuar reagimin e ministrisë së Jashtme Greke në lidhje me arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, nga koalicioni Bashkë Fitojmë, Fredi Belerit.

Idrizi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Greqia nuk duhet që të përfshihet në punët e brendshme të Shqipërisë pasi Beleri nuk është kandidat në Greqi por në Himarë.

Ndër të tjera ai ka kërkuar nga ministrja Xhaçka që në vend që të takojë ambasadoren greke në Tiranë, duhet që ti japë notë proteste për përfshirjen e tyre në çështjet e brendshme të vendit tonë.

 “Vazhdojm të pranojmë të papranueshmen!!!

Çfarë lidhje ka Ministria e Jashtme Greke me një kanditat për Bashkinë e Himarës, që është shtetas shqiptar me kombësi greke?

Po kandidon shteti grek në Himarë apo Fredi Bejleri?!

Ministria, znj. Olta Xhacka, nuk duhet të takojë ambasadoren greke, por t’i drejtohet me notë proteste Ministrisë së Jashtme Greke për ndërhyrje në punët e brendëshme të Shqipërisë”, shkruan Idrizi.

LEXO EDHE: Fredi Beleri në pranga/ Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ arrestohet për shitblerje votash

Ndërkohë kujtojmë se shoqërimi i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është bërë rreth orës 00:15 në brendësi të restorantit të tij në Himarë, pasi  akuzohet për shit-blerje votash.

Gjithashtu bashkë me të janë ndaluar edhe dy persona të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!