Arrestimi i Bartomeu & Co, Barcelona del me qëndrim zyrtar

schedule14:56 - 1 Mars, 2021

schedule 14:56 - 1 Mars, 2021

Policia zbarkoi sot në zyrat e Barcelonës, ndërkohë që pati edhe arrestime për shkak të çështjes Barça Gate. Një prej atyre që e ka pësuar është ish-presidenti Josep Maria Bartomeu.

Oscar Grau, CEO i katalanasve, si dhe Gomez Ponti, avokati i kubit, gjithashtu janë shoqëruar në polici. Në lidhje me atë që ka ndodhur, Barcelona pranon se policia ka zbarkuar në klub për të kërkuar informacion dhe për të marrë dokumentacione të ndryshme për të vijuar me hetimet.

Mes të tjerash në reagim thuhet: “Barcelona ka ofruar bashkëpunimin e plotë me autoritet ligjore dhe policore për të ndihmuar në zbulimin e fakteve që janë objekt i hetimit.

Informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar nga policia gjyqësore ka të bëjë vetëm me faktet në lidhje me këtë çështje. Barcelona shpreh respektin e saj të madh për procesin gjyqësor të zbatuar dhe për parimin e pafajësisë së supozuar për njerëzit e prekur brenda fushës së këtij hetimi”. /abcnews.al