Arrestimi i Arben Dervishit, Hoxha: Jam habitur, sot do të ishte në tribunën VIP të stadiumit

schedule13:01 - 16 Nëntor, 2022

schedule 13:01 - 16 Nëntor, 2022

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e zv/presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishi, për aferën e inceneratorit të Fierit.

Hoxha tha se masa e sigurisë ndaj tij mund të ishte më e butë dhe në këtë rast do të mjaftonte vetëm komunikimi i akuzës.

“Vëmendjen nga personat e arrestuar dhe ata në kërkim e ka tërhequr Arben Dervishi. Jam habitur që e arrestuan sepse në të tilla raste do të mjaftonte komunikimi i akuzës. Nuk ka nevojë për masë kaq ekstreme. Nëse nuk do arrestohej Arben Derbishi do të ishte në tribunën VIP me personazhet më të rëndësishme të vendit, është krahu i djathtë i presidentit të FSHF. Është njeriu që është marrë me të gjitha objektet që janë ndërtuar dhe në të gjitha këto është kompania e Arben Dervishit. Akuza për të cilën është arrestuar është fakti që ai dhe kompania e tij ka bërë supervizionin e inceneratorit të Fierit. Sipas SPAK ka pasur problem, është një gjë që do të provohet në gjykatë”, tha Hoxha. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!