Arrestimet për dosjet, Haga: Kemi 5 dëshmitarë kundër Mustafës, do të bëhen 16 ose më shumë

schedule16:52 - 5 Tetor, 2020

schedule 16:52 - 5 Tetor, 2020

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është mbështetur te 5 dëshmitarë për t’i ngritur akuzat kundër Salih Mustafës. Prokurori i Specializuar, Andrew Carnegie, tha se në këtë fazë, Prokuroria e Specializuar mbështetet në këta 5 dëshmitarë. Ai ka shtuar se kanë ndërmend që edhe gjatë gjykimit të mbështeten në këta dëshmitarë, raporton Gazeta Express.

Janë edhe disa hapa që duhet t’i kryejë Prokuroria. Si rezultat i kësaj, ekzistojnë gjasa që në të ardhmen të nxirren edhe prova të tjera…. Hapat hetimor të mbetur do të përfshihen në fazën fillestare të kësaj procedure paraprake… 

Zyra e Prokurorit të Specializuar në këtë fazë mbështetet në 5 dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar dhe ka ndërmend që të mbështetet në këta 5 dëshmitarë edhe gjatë gjykimit”, ka thënë Andrew Carnegie.

Prokurori ka shtuar se parashikojnë që listës së dëshmitarëve t’i shtohen edhe 11 të tjerë, ndërsa tha se numri mund të ndryshojë varësisht nga rrethanat. Sipas tij, Prokuroria do t’i thërras 16 apo edhe më shumë dëshmitarë kundër Salih Mustafës.

Prokuroria parashikon që kësaj liste t’i shtojë edhe 11 dëshmitarë të tjerë, edhe pse ky numër mund të  ndryshojë varësisht nga rezultati i hapave hetimor të mbetur….. Prokuroria sigurisht do të thërrasë 16 dëshmitarë ose edhe më shumë”, tha prokurori. /db/Abcnews.al