Arrestimet në Morinë, Rama përgëzon SPAK dhe SHÇBA: Kjo frymë bashkëpunimi të vazhdojë

schedule16:41 - 8 Prill, 2022

schedule 16:41 - 8 Prill, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas finalizimit të operacionit të SPAK në Pikën Kufitare të Morinës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë përgëzon bashkëpunimin mes Prokurorisë së Posaçme dhe SHÇBA, duke e cilësuar operacionin që çoi në arrestimin e dhjetëra policëve si shembullor.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”, shkruan Rama.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (ish- SHÇBA) bëri me dije se u ekzekutuan 34 masa sigurie që përfshini: 15 punonjës policie me masën “Arrest në burg” e 1 i shpallur në kërkim; 12 punonjës policie “Arrest në shtëpi”; 4 punonjës policie “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe 2 shtetas me masën “Arrest në shtëpi”.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!