Arrest me burg 30-ditor për Ervis Martinajn dhe burg pa afat për Eljo Haton janë masat e sigurisë të marra nga Gjykata e Tiranës, për ty të arrestuarit pas masakrës e mbrëmjes se të enjtes në ish-Bllok. Një seancë, e ndarë në dy pjesë, te një spital privat dhe te Spitali i Traumës në kryeqytet ndaj Martinajt dhe Hatos, teksa avokatët kërkuan pafajësi.
Edhe pse avokatët pretenduan pafajësi, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi masën “arrest me burg 30 ditë” për Ervis Martinaj dhe burg pa afat për shokun e tij Eljon Hate. Në dy spitale të ndyshme të kryeqytetit, si Martinaj ashtu edhe Hato, vijojnë të jenë nën kontrollin e mjekëve dhe në monitorim të rreptë të Forcave Speciale RENEA.
Më herët para se të niste seanca gjyqësore prokurori i çështjes Kreshnik Ajazi ishte i pranishëm në momentin që iu komunikuan akuzat të pandehurve, duke i akuzuar për dy vepra të rënda penale, si vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Mirash Martinaj, avokat i Ervis Martinaj: “Sherri ka qenë midis dy personave Fabian Gaxhës, i cili ka ardhur me një person tjetër disa minuta pasi kishte hyrë në lokal Martinaj dhe personat e tjerë, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale dhe pastaj me armë me një person tjetër që nuk njihej nga Ervis Martinaj, që më vonë konkludoi të ishte ky komando që ka gjuajtur. Pra është një sherr që nuk është iniciuar, nuk ka lidhje me Visin si i përfshirë, s’ka bashkëpunuar në këtë sherr”.
Zeni Qinani, avokat i Eljon Hato: “Provat që paraqiti prokuroria për mua nuk janë të mbështetura në ligj sepse është vetëm një indicie që hajd ta vendosim edhe një provë. Aty nuk ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Mua nuk m’u duk asnjë provë bindëse që të provohet akuza e ngritur nga prokuroria. Prandaj kërkuam me të drejtë që të mos vlerësohej i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe të mos caktohet masë sigurimi pasi ai është i pafajshëm në këtë situatë”.
Të enjten në mbrëmje në një lokal në Bllok, mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. I arrestuar për këtë ngjarje është edhe Galdo Hoti, i cili tentoi të largohej nga vendi ynë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok vijojnë të jenë në kërkim 3 persona, Ervin Mata, Fabio Allushi dhe komandoja që dyshohet se ka kryer vrasjen Mervjol Bilo.
Sipas grupit hetimor, shkak për konfliktin dyshohet se ka qenë një ngacmim që viktima Fabian Gaxha i kishte bërë disa ditë më parë këngëtares së mirënjohur, Elvana Gjata. Në këtë sherr u përfshi edhe i fejuari i saj Ervin Mata, i cili është në kërkim, prej së enjtes, sëbashku me Allushin dhe Bilon. /abcnews.al