Arrest me burg për 4 të arrestuarit në Nikël, Lutfi Haka i lirë

schedule12:02 - 16 Shtator, 2018

schedule 12:02 - 16 Shtator, 2018

Gjykata e Krujës la në burg katër nga të arrestuarit e RENEA-s, ndërkohë që për Lutfi Hakën u caktua masa e sigurisë arrest shtëpiak. Seanca për masën e sigurie u bë nën masa të rrepta sigurie. 

Më i moshuari nga të arrestuarit e Niklës, Lutfi Haka la qelinë e paraburgimit. Gjykata e Krujës e çoi atë në arrest shtëpie.

Kurse për katër të tjerët,  Marklen Haka, Ylli Cangu, Skënder Leza dhe Valter Bami gjytarja caktoi të njëjtën masë sigurie që kishte kërkuar dhe prokurori Petrit Çano.

Ata do të qëndrojnë në arrest me burg, deri në përfundimin e dosjes hetimore. Të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzat, por kjo nuk i lehtësoi aspak.

Seanca për masën e sigurisë u realizua nën masa të rrepta sigurie. Jashtë u pa një numër i lartë policesh specialë të armatosur dhe të vendosur në pikat kyçe rreth ndërtesës së gjykatës.

Të gjithë banorë të Nikles, akuzohen për “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve të ftohta” dhe “Pastrimi i Produkteve të veprës penale”.

Gjatë operacionit të RENEA-s u sekuestruan armë, municione, mjete të blinduar, euro, dollarë e lekë si dhe sende të tjera të poseduara në mënyrë të paligjshme. /abcnews.al