Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Arrest me burg” për 37 vjeçarin Hamza Çela, masakroi me thikë të afërmin

schedule18:24 - 13 Maj, 2020

schedule 18:24 - 13 Maj, 2020

Hamza Cela do të qëndrojë në burg pa afat, për vrasjen e kushëririt të tij, Ramadan Cela, pasditen e së hënës, në fshatin Jaupas të Skraparit. Gjykata e Beratit, e mori këtë vendim bazuar në kërkesën e Prokurorisë.

37-vjeçari,  Hamza Çela u shoqërua në seancë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në ambientet e jashtme të Gjykatës nuk ishte asnjë i afërm i të riut. Çela ka marrë përsipër autorësinë e krimit, ndërsa avokati Agron Mahmutaj sqaroi se ai ishte penduar për aktin .

“U ndje i penduar dhe pretendon se është ofenduar nga viktima”, u shpreh ai.



Avokati kërkoi që klienti i tij, të shtrohet në spitalin psikiatrik të Vlorës, edhe pse nuk ka kartelë mjekësore.

“Siç ka deklaruar edhe vëllai i tij, Hamza Çela vuan nga një çrregullim mendor”, thotë më tej avokati.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në fshatin Jaupas.

77-vjeçari Ramadan Çela u masakrua me thikë nga i afërmi i tij Hamza Çela, pas një debati për çështje pronësie.

Viktima, prej vitesh jetonte në qytetin e Poliçani. Ishte kthyer në shtëpinë e vjetër në fshatin Jaupas për tu kujdesur për të mbjellat, por duke vaditur parcelën e mbjellë me domate ai u qëllua për vdekje.

Autori i këtij krimi mësohet se ishte dhe përdorues i lëndëve  narkotike, ndërsa disa herë ka qenë i ndaluar për dhunë në familje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!