Arrest me burg për 31-vjeçarin që sulmoi me grusht Berishën

schedule12:30 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 12:30 - 9 Dhjetor, 2022

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 31-vjeçarin, Gert Shehu, që sulmoi me grusht kreun e Partisë Demokratike, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së 6 dhjetorit.

Gazetari i Abc, Ermal Vija, raporton se avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masën e arrestit shtëpiak ose shtrim të detyrueshëm në spital për shkak të gjendjes fizike dhe mendore.

Kërkesa e tyre u refuzua nga gjykata.

Gert Shehu  akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.  Gjatë marrjes në pyetje në ambientet e Spitalit të Traumës, Shehu nuk ka shfaqur pendesë për goditjen ndaj Berishës. Përveç ekspertizës së gjendjes mendore, prokuroria ka dorëzuar në laboratorin e policisë shkencore mostra për të parë nëse 31-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike ditën që ndodhi edhe ngjarja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!