Arratisen dy shqiptarë nga burgi i Kazertës

schedule15:28 - 26 Maj, 2019

schedule 15:28 - 26 Maj, 2019

Dy të burgosur shqiptarë, të moshave 26 dhe 29 vjeç, janë arratisur nga burgu Karinola, në Kazerta të Italisë, pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë dhe kanë zbritur përmes çarçafit. Sipas raportimeve të mediave italiane, të arratisurit janë shtetasit Ervis Markja dhe Adriatik Gega, i pari i dënuar për posedim të mallrave të vjedhura dhe i dyti për grabitje në banesa. Sipas burimeve mediatike, forca të shumta policore janë vënë në kërkim të dy të rinjve. Ndërkohë, autoritetet përgjegjëse kanë urdhëruar nisjen e një hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes, ndërsa sindikata e policisë së burgjeve ka ngritur zërin për kushtet e rënda të sigurisë në të cilën ndodhen institucionet e burgimit./ABC News Albania 24/7