Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar një operacioni në zemër. Ylli i “Terminator” u shpreh se ndihet për mrekulli pasi iu nënshtrua operacionit për të zëvendësuat një valvul të aortës. Kjo është hera e dytë që aktori ka bërë ndërhyrje në zemër gjatë dy viteve të fundit.
73-vjeçari e bëri me dije lajmin përmes një postimi në twitter, megjithatë nuk bëri me dije se kur i është nënshtruar operacionit të vështirë. Në 2018-ën, ai iu nënshtrua një operacioni për të zëvendësuar një valvulë pulmonike që u ndryshua fillimisht në 1997 për shkak të një defekti të lindur në zemër.
Thanks to the team at the Cleveland Clinic, I have a new aortic valve to go along with my new pulmonary valve from my last surgery. I feel fantastic and have already been walking the streets of Cleveland enjoying your amazing statues. Thank you to every doc and nurse on my team! pic.twitter.com/hmIbsEMHtA
— Arnold (@Schwarzenegger) October 23, 2020
“Falë ekipit në Klinikën Cleveland, unë kam një valvul të ri të aortës së bashku me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit,” tha Schëarzenegger. “Ndihem për mrekulli dhe tashmë kam ecur në rrugët e Cleveland duke shijuar statujat tuaja të mahnitshme. Faleminderit çdo doktori dhe infermieri në ekipin tim! ”, shtoi aktori. /abcnews.al