Armët bërthamore, Uashingtoni takim me Kinën, Francën, Rusinë dhe Britaninë e Madhe

schedule08:58 - 24 Qershor, 2023

schedule 08:58 - 24 Qershor, 2023

Shtetet e Bashkuara kanë thirrur këtë muaj një takim ekspertësh nga Kina, Franca, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar për të diskutuar çështjet që lidhen me armët bërthamore, duke përfshirë ato që lidhen me reduktimin e rrezikut strategjik.

Departamenti i Shtetit ka konfimruar se Uashingtoni priti takimin e 13-14 qershorit në Kajro midis pesë shteteve me armë bërthamore, duke e përshkruar atë si “një shkëmbim të vazhdueshëm pikëpamjesh sipas Traktatit të Mospërhapjes (NPT)”.

Ekspertët vinin nga ministritë përkatëse të jashtme dhe të mbrojtjes të këtyre vendeve.

Ata diskutuan reduktimin e rrezikut strategjik, si dhe doktrinën dhe politikën bërthamore,” shtoi deklarata e Departamentit të Shtetit.

Ndërkaq kujtojmë se NPT, e cila hyri në fuqi në vitin 1970, synon të ndalojë përhapjen e aftësive të armëve bërthamore dhe të garantojë të drejtën e anëtarëve për të zhvilluar energjinë bërthamore për qëllime paqësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!