Armët bërthamore, SHBA kërkon dialog me Kinën

schedule08:28 - 30 Nëntor, 2021

schedule 08:28 - 30 Nëntor, 2021

Presidenti amerikan Joe Biden kërkon të dialogojë me Pekinin rreth armëve bërthamore dhe çështjet e mbrojtjes, megjithëse Kina deri më tani ka hedhur poshtë çdo nismë të tillë nga Uashingtoni.

Argumenti i Pekinit për mohimin e tij kategorik kishte të bënte me numrin e kokave bërthamore amerikane dhe ruse, i cili mbetet shumë herë më i madh se ai i kinezëve. Për herë të parë, Shtëpia e Bardhë po përpiqet të dialogojë mbi aftësitë bërthamore të Kinës, përpara se të zgjerojë aksesin në strategjinë bërthamore dhe sulmet kibernetike dhe hapësinore.

Shumë vite nga tani, të dy vendet mund të jenë gjithashtu në gjendje të diskutojnë çështjet e reduktimit të armëve. Uashingtoni është i shqetësuar për këtë çështje, pasi këshilltarët e Presidentit Biden thonë se gara e re e armatimeve përfshin armë supersonike, armë hapësinore dhe luftë kibernetike, të cilat të gjitha mund të destabilizojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Rritja e aftësisë mbrojtëse të Kinës kërcënon gjithashtu përpjekjet e Joe Biden për të kufizuar rolin që armët bërthamore luajnë në mbrojtjen e SHBA-së. Në një takim online midis Xi dhe Biden, presidenti amerikan paraqiti një propozim për  “bisedime strategjike të stabilitetit”.

Raporti i madh mbi aftësitë bërthamore të SHBA-së, i cili do të shpallet nga Shtëpia e Bardhë në të ardhmen e afërt, do të përfshijë vendime vendimtare, si modernizimi ose i arsenalit bërthamor, që kushton 1.2 trilionë dollarë për 30 vitet e ardhshme.

Pentagoni ka arritur në përfundimin se numri i kokave bërthamore ushtarake kineze do të trefishohet deri në vitin 2030 në 1000.  Qeveria e Biden, megjithatë, është e shqetësuar për teknologjinë e re të armëve që përdoret nga Pekini, si raketat supersonike të afta për të fundosur aeroplanmbajtëset që lëvizin  pesë herë më shumë se shpejtësia e zërit.

/abcnews.al