Armëpushimi në Gaza dhe lirimi i pengjeve, Netanyahu pranon të dërgojë një delegacion në Egjipt dhe Katar për bisedime

schedule15:20 - 29 Mars, 2024

schedule 15:20 - 29 Mars, 2024

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka rënë dakord të dërgojë delegacione në Egjipt dhe Katar.

Negociatorët janë përpjekur të sigurojnë lirimin e pengjeve izraelitë si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme të armëpushimit në Gaza, shkruajnë mediat e huaja.

Zyra e kryeministrit tha se ai foli me krerët e agjencive izraelite të inteligjencës Shin Bet dhe Mossad dhe “aprovoi që delegacionet në emër të tyre të shkojnë në ditët e ardhshme në Doha dhe Kajro”, me një mandat për të çuar përpara negociatat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!