Zv.ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Armend Asllani, konfirmon se rritja drastike e numrit të personave të infektuar, vjen edhe si pasojë e mos-respektimit të masave dhe grumbullimeve.
“Ajo që ndodhi tek ne, është që algoritmi që po përdornin ekspertët dhe epidemiologët për të bërë testime, ne e zgjeruam në aspekt të asaj që të merret material, edhe nga kontaktet e të infektuarve, të cilët ishin asimptomatikë. Dhe tani, testimet, që brenda ditës arrijnë në një mijë, lart-poshtë, ne kemi një pasqyrë tjetër në të cilën kemi një rritje drastike të numrit për disa ditë radhazi, por duke mos harruar se ky është një reflektim i 10 ditëve të mëhershme, për të cilat ne kemi informacione nga terreni, nga të gjithë qendrat e institutit të shëndetit publik, edhe nga organet relevante që janë në menaxhimin e kësaj krize, që bëhet në mënyrë multi-sektoriale, që njerëzit këtu nuk kanë respektuar masat, ka pasur grumbullime dhe kjo na u reflektua këtë javë, javën e fundit”, u shpreh ai.

Ndërkohë në vijim tema e cila është trajtuar ditën e sotme në emision është “gjaku i prishur”.
Në morinë e ngjarjeve që shënjojnë historinë e një kombi apo të një shteti të ri, ndodh shpesh që të harrohen ata që shkojnë kah rrjedha e kundërt e historisë. Ata që zgjedhin të jenë në anën e armikut dhe që të vjetrit i quanin gjak i prishur. Sigurisht që ajo që pason është reagimi i familjarëve dhe të afërmve të tyre që i lëçisin, që nuk i konsiderojmë më pjesë të gjakut të tyre, apo siç thuhej në shqipen e vjetër, gjak i prishur.
Kjo është historia e dy prej tyre, një shqiptar që bëhet pjesë e delegacionit serb në Rambuje dhe një shqiptar tjetër që dëshmon në Hagë në favor të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshevic, dhe që është i vetmi shqiptar në listën e 18 kriminelëve serbë të kërkuar nga Interpoli për krime lufte.
Faik Jashari, qiraxhiu i Serbisë
Masakra e Reçakut nxiti shtetet perëndimore që të lëviznin për të gjetur zgjidhje për një konflikt që rrezikonte ta kthente Kosovën në një Bosnjë të re.
Më 7 shkurt fillon Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën, që mbahet në kështjellën e Rambujesë në periferi të Parisit. Bisedimet udhëhiqen nga ministrant e jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, Hubert Vedrine dhe Robin Cook. Ndërmjetës të bisedimeve janë amerikanët Christopher Hill me këshilltarët Jim O’Brien, Jon Levitsky dhe Larry Rosin, evropiani Wolfgang Petritsch me këshilltarët Jan Kickert, Axel Dittmann, Thomas Market, David Slin dhe rusi Boris Mayorski.
Delegacioni serb përfshinte Ratko Markovic, kreu i delegacionit dhe zëvendëskryeministër i Serbisë, Vladan Kutleshic, zëvendësministër i Jugosllavisë Nikolla Shainovic, përfaqësues i Jugosllavisë për Kosovën, politikanë dhe përfaqësues të serbëve, turqve, goranëve, romëve, egjiptianëve dhe dy shqiptarë, Lush Sokoli dhe Faik Jashari, që përfaqësonin sipas Beogradit, shqiptarët e Kosovës.
Delegacioni i shqiptarëve të Kosovës përbëhej nga Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Idriz Ajeti, përfaqësues të LDK-së; Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Azem Syla, përfaqësues të UÇK-së, Rexhep Qosja, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi dhe Bajram Kosumi nga LBD. Anëtarë të pavarur ishin Blerim Shala dhe Veton Surroi. Shef i delegacionit u zgjodh Hashim Thaçi nga UÇK.
Politikanët e të gjitha krahëve në delegacionin e shqiptarëve të Kosovës mbetën në një mënyrë a në një tjetër pjesë e politikës së Kosovës, me dy prej figurave me më shumë ndikim, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Historia harroi Faik Jasharin, i cili u largua nga Kosova në qershor 1999, bashkë me largimin e forcave serbe.
Kanë kaluar tashmë 20 vjet dhe kurioziteti është gjithmonë se çfarë ka ndodhur me të. Vetë Jashari, që për fat të keq mban të njëjtin mbiemër me familjen e madhe patriotike Jashari, e cila u flijua për lirinë e Kosovës, flet në janar të këtij viti, për një media në Serbi. Thotë se pas bombardimeve, duhej të largohej nga Gjilani dhe gjatë gjithë kohës të jetonte në Nish, me qira. Ka studiuar për drejtësi dhe është martuar. Familja e tij vazhdon të jetojë në Kosovë, por ai nuk ka shkelur më aty që prej 20 vjetësh. Vazhdon të ngulë këmbë, se Beogradi u përpoq të arrinte marrëveshje me çdo mënyrë në Rambuje, se NATO kërcënonte…Madje shkon edhe më larg, duke thënë se delegacioni serb kishte ofruar “të gjitha variacionet dhe standardet e mundshme në kodin më të lartë evropian“. Por historia merr hak në mënyrën e vet. Faik Jashari është tani thjeshtë një qiraxhi në Serbi.
“Tani në Nish, unë jetoj si qiramarrës, paguaj qira. Kam humbur gjithçka në Kosovë dhe kjo është ajo. Por çfarë t’i bësh, fati është i tillë.”