Armë zjarri dhe municion luftarak, policia arreston 55-vjeçarin

schedule09:00 - 8 Shkurt, 2020

schedule 09:00 - 8 Shkurt, 2020

Policia e Lezhës ka vënë në pranga nje 55-vjeçar, pasi pas kontrollit në makinen tip “Benz” i ka gjetur goditur armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga shtetasi V. V”- njofton policia.

Lezhë/Informacion

Goditet nga Policia e Lezhës një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënkolli”.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 55-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në zbatimit të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, goditjen e trafiqeve të paligjshme, bllokimin e automjeteve të vjedhura apo të blinduara pa dokumentacion përkatës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Kurbinit, kanë shtuar kontrollet në gjithë territorin e qarkut.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri me vete kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shënkolli”.

Në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit” kanë ushtruar kontroll në automjetin tip “Benz ” që drejtohej nga shtetasi V. V.

Gjatë kontrollit të automjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me krehër me 16 fishekë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. V., 55 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!