Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për armëmbajtje pa leje.
Bëhet me dije se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), 2 mjete prerëse, një ndezës granate, municion luftarak dhe 4 celularë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.