Armë, municion luftarak dhe drogë në banesë, arrestohet i riu në Vlorë

schedule12:56 - 4 Korrik, 2024

schedule 12:56 - 4 Korrik, 2024

Një 24 vjeçar është arrestuar në Vlorë për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, të riut iu gjetën në banesë 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme./abcnews.al