Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, dy prej të cilëve vëllezër. Uniformat blu bënë me dije se janë sekuestruar 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.
Dy vëllezër u prangosën nga Policia e Tiranës, pasi iu sekuestruan 17 kallëpe tritoli dhe lëndë e narkotike.
Këto janë pamjet e prangosjes së Kastriot Gazidede bashkë me vëllain e tij 16-vjeçar në zonën e Pezë Helmesit.
Gjatë kontrollit në mjetin tip “Mercedes Benz”, ku drejtues ishte 27-vjeçari Kastriot Gazidede u gjetën të fshehur lënda lënda shërthyese në pjesën e pasme të automjetit.
Po kështu, në të njëjtin mjet u gjet edhe një automatik i fshehur bashkë me 1.2 kilogramë kanabis sativa. Policia dyshon se, kallëpet e tritolit ishin blerë në zonën e Fushë-Krujës bashkë me lëndën narkotike. Ndërkohë, shërbimet e komisariatit nr.4 gjatë kontrolleve për parandalimin e ngjarjeve në kryeqytetit u prangos edhe një person tjetër me armë zjarri automatike tip kallashnikov./abcnews.al