Një 45-vjeçar nga fshati Kir është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi iu sekuestrua drogë dhe armë. Ndalimi i tij u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.5 kilogramë kanabis, 2 armë zjarri automatike, 19 kapsolla për lëndë plasëse, 10 krehra, 77 fishekë, 2 radio marrëse e dhënëse. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al

