Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Armando Broja mbyll sezonin pas një dëmtimi të rëndë, Chelsea në kërkim të një sulmuesi tjetër

schedule16:55 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 16:55 - 13 Dhjetor, 2022

Dëmtimi në miqësoren ndaj Aston Villas në minutën e 24-të ishte diçka shumë e rëndë për të dhe për Chelsean.

Ulërimat e tij në fushën e blertë treguan qartë se dëmtimi ishte tepër serioz, dhe kështu rezultoi. Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, konfirmon se lajme të këqija ka në horizont për Chelsea dhe për Brojën.

Fabrizio Romano thekson se Broja do të jetë jashtë pjesën e mbetur të sezonit pasi ai do të futet në operim. Talenti shqiptar ka këputur ligamentin dhe kjo është shumë e rëndë. Chelsea tashmë thuhet se është vënë në lëvizje për të transferuar një tjetër sulmues në merkaton e janarit./h.ll/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!