“Arkitekti” boshnjak merr vendimin e papritur, Miralem Pjanic e mbyll me Kombëtaren

schedule22:36 - 4 Maj, 2024

schedule 22:36 - 4 Maj, 2024

Miralem Pjanic thotë mjaft. Ish-mesfushori i “Verdhekuqve” të Roma, “Bardhezinjve” të Juventus e “Katalanasve” të Barcelona, tashmë pjesë e Sharjah në Pro League të Emirateve të Bashkuara Arabe tërhiqet nga kombëtarja e Bosnjë Hercegovinës.

Njoftimin zyrtar e ka bërë Pjanic përmes një mesazhi të gjatë të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij me përfaqësuesen ballkanase, pas 115 paraqitjeve, 17 golave të shënuar dhe 29 asistimeve.

“Pas 16 vitesh, ka ardhur koha të them lamtumirë Bosnjë Hercegovinës sime. Ky është pa dyshim një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me shumë krenari dhe kënaqësi them mjaft. Kam luajtur 115 ndeshje. Ndjeva kaq shumë gëzim, shkova në Kupën e Botës: ishin të gjitha ëndrrat që kisha si fëmijë dhe u bënë realitet.

E kam veshur gjithmonë fanellën e vendit tim me dashuri dhe krenari, kam luajtur për popullin tim, për tifozët tanë besnikë në mbarë botën. Në çdo klub që kam luajtur kam qenë një boshnjak krenar, gjithmonë duke u përpjekur të jem model për fëmijët tanë, duke shpresuar që një ditë edhe ata të bashkohen me klubet më të mëdha në botë”,- shkruan mesfushori. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!