Kryeministri Edi Rama në festivalin “Bukë e Zemër”, një ngjarje e re europiane, që bashkon në Tiranë, për të dytin vit radhazi, arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, të cilët punojnë në Shqipëri, për të ndarë eksperiencat, për të diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe për të kontribuar në formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.
“Ju e dini respektin që kam për arkitektët. Arkitektët janë foshnjet e privilegjuara të Zotit. Nuk do jetonim në një qytet, nëse nuk do kishte arkitektë pas tij. Unë i besoj arkitekturës, si diçka që shkon shumë përtej asaj që shohim si prani fizike. Arkitektura dhe ruajtja e natyrës mund të shkojnë dhe bashkë. Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën. Duhet të mendojmë që të kemi ndërtesa të bukura, por edhe natyra të ruhet në mënyrë perfekte. Më duket e jashtëzakonshme sot, më shumë se sa vitin e kaluar.
Nuk është se kemi një numër më të madh arkitektësh apo profesionistësh që vijnë në këtë festival, por ka të bëjë me faktin se këtu nuk kemi vetëm disa arkitektë të mëdhenj, por disa arkitektë që vijnë nga të gjitha anët, nga Europa në Kinë, nga SHBA në Amerikën Latine dhe është nder i madh për mua, që kam sot këtu dikë që edhe në ëndrrat e mia më të çmenduar do ta mendoja që do e shihja këtu. Është po kështu një përulësi shumë e madhe. Gjatë gjithë karrierës sime kam marrë shumë sulme dhe disa komplimente.
Sigurisht që kjo nuk i kundërvihet që ti nuk merr nderin e madh nga të tjerët. Poilitika kur përdoret në mënyrën e duhur është e jashtëzakonshme. Dua të ndaj me ju komplimentin më të madh që më kanë bërë ndonjëherë nga një vend shumë i pasur jashtë Evriopës. I dërgova pamje nga festivali i parë “Bukë e Zemër” dhe disa pamje nga puna juaj. Dhe komenti i tij ishte “uau Shqipëria, vëlla vërtet duhet të ulemi një ditë dhe duhet të më tregosh se si e bën këtë pa para”, tha Rama.


