Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arkeologët zbulojnë një pjesë të Arnisës së vjetër

schedule21:31 - 19 Shtator, 2018

schedule 21:31 - 19 Shtator, 2018

Gërmimet në zonën e Babunjës në Lushnje po nxjerrin në pah një vendbanim të hershëm. Bëhet fjalë për Arnisën e vjetër, qyteza e ndërtuar në gjysmën e dyte të shekullit ttë 6 dhe që është braktisur në shekullin e tretë para Krishtit. 

Pas Apolonisë dhe Dyrrahut, gjurmë të një qytetërimi të lashtë janë zbuluar në Babunjë të Lushnjes. Bëhet fjalë për një strukturë të tërë vendbanimi, ku përfshihen banesa dhe rrugë të Arnisës së vjetër. Arkeologët thonë është një nga zonat me interes të madh zbulimi, për faktin se bëhet fjalë për një sipërfaqje të shtrirë në rreth 5 hektarë.

Gërmimet po kryhen nga arkeologë shqiptarë në bashkëpunim me arkeologët e univeristetit të Berlinit në Gjermani. Projekti është afatgjatë dhe synon formimin e një harte në Shqipëri të urbanizimeve të lashta. Nga zbulimet e deritanishme dyshohet se qyteza e Babunjës është ndërtuar në gjysmen e dytë të shekullit të VI dhe është braktisur në shekullin e III para Krishtit.

Për arkeologët, deri tani,  zbulimi i pjesshëm i një banese dhe i rrugëve të brendshme ka mjaftuar për të krijuar idenë sesi është zhvilluar jeta brenda qytetit. Gjetjet qeramike tregojnë se ky qytetërim është ndërtuar në perfeksion. 15 rrugë të brendshme të lidhura me rrugën kryesore janë krijim i një arkitekti të talentuar.

Numri i vendbanimeve të njohura në Shqipëri, pas zbulimit të Apolonisë dhe Dyrrahut është gjithnjë në rritje. Studimet gjeofizike të bëra pesë vite më parë në kodrën e Babunjes treguan se gërmimet në këtë zonë ishin të rëndësishme. Studiuesit kërkojnë që vëmendja e kërkimeve shkencore të zgjerohet, duke përfshirë edhe kishat e banesat e vjetra të qytetërimit.

Kërkime për zbulimin e Arnisës në Shqipëri janë bërë edhe në vitet 1956 dhe 1978, ndërsa në 1988 u organizuan gërmime nga qendra e kërkimeve arkeologjike Tiranë. Se çfarë u gjet asnjehere nuk u botua. Për herë të parë, Arnisa është përmendur nga gjeografi grek Straboni, në shekullin I p.e.s ku citonte se në tokat e taulantëve shtrihej Arnisa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!