Arkeologët nënujorë në Meksikë kanë zbuluar rrënojat e një anije më vela, në brigjet e Quintana Roo.
Sipas arkeologëve mendohet se anija është mbytur më shumë s e 200 vjet më parë, pas përplasjes fatale. Pjesa më e madhe e anijes është shkatërruar, por të vetmet që kanë shpëtuar më mirë janë topi i anijes dhe spiranca, shkruajnë mediat e huaja.
Manuel Polanco është edhe peshkatari që e identifikoi i pari dhe e raportoi atë në Instituin Arkelologjik të Meksikës. Rrënojat janë gjetur në ujërat e Banco Chinchorro, rreth 35 km nga Majahual, në bregdetin e Karaibeve të Meksikës.
Shkencëtarët e INAH mendojnë se mbetjet mund t’i përkisnin një anije lundrimi britanike, por thanë se duhej të kryenin studime të mëtejshme para se të konfirmonin origjinën e saj./abcnews.al