Aktorja Arjola Demiri e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se përpos aktrimit, ka patur dëshirë të bëhej një police. Madje, ajo shtoi se kishte kandiduar por që nuk ishte përzgjedhur.
“Kam kandiduar dhe nga 1.80 më bënë 1.76, mi ulën disa centimetra. Jam e bindur që fitoja por muk m’i dhanë.“, tha aktorja.
Ajo gjithashtu foli dhe për vështirësitë dhe peripecitë që i është dashur të kalojë për të arritur këtu ku është sot.
“Për shumë vite si një fëmijë që dëshiron një gjë, e kam dëshiruar të rikthehesha në skenë dhe të kisha një mundësi, por këto janë planet e Zotit, ndoshta nuk qe e thënë në rininë time, që bë moshën 21 vjeçare kur mbarova shkollën dhe deri 31 vjeç kur startova karrierën.“, tha aktorja. /abcnews.al