Mjeku Pneumonolog Arjan Mezini ishte sot në studion e “ABC News” ku foli situatën e pandemisë dhe shtimin e rasteve të personave të prekur me COVID-19. Ai theksoi se që nga data 10 prill shtrimet në spital kanë qenë të ulëta. Rritja e temperaturave sipas tij dobëson virulencën e virusit.
“Rikthimi i masave të ashpra me shifrat aktuale nuk më bën sens u shpreh”, mjeku pneumolog.
Gjithashtu ai theksoi se muajt e verës janë muajt më të mirë, dhe në kontakt me virusin personat janë me imun.
“Ne kemi punuar vetëm me masat që do t’i quaja ekstreme. Nuk bëmë një strategji që të ruanin distancimin social që kur filloi epidemia. Masat duhet të merren në bazë të disa indikatorëve. Tek ne kurba është e çuditshme. Tirana gjatë gjithë kësaj jave nuk besoj të ketë kaluar 15 numrin e të prekurve”, u shpreh ai.
Mezini u ndal te rekomandimet e ekspertëve botërorë ndërsa shtoi se më këto shifra vendi është ende larg për rikthim të masave ekstreme.
“Ne kemi bërë një karantinë ekstreme dhe tani është momenti më i mirë që popullata të jetë me e lirshme, pra besoj që tani duhet të kalojmë të përgjegjësia personale. Distancimi fizik, përdorimi i maskave larja e duarve , sa i përket masave të tjera në këtë situatë janë të tepërta. Më duket e pakuptueshme që virusi deri në orën 17:30 nuk të bën gjë”, tha Mezini.
Sa pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në këto momente në COVID2?
Mezini: Në spitalin COVID2 janë 3 pacientë që kanë dalë me tampon pozitiv dhe diku te 5-6 pacientë me pneumoni bilaterale, të cilët kanë rezultuar tampon negativ.
Sa i përket personelit mjekësor, ai shtoi se për dy javë pacientët trajtohen nga një klinikë dhe për dy javë nga një klinikë tjetër, dhe se bëhet fjalë për 7 mjekë dhe 10 apo 12 infermierë në shërbim të këtyre pacientëve.
“Pas ditës së hënë besoj që sanatoriumi do të kthehet në funksion të sëmurëve kronik pulmonar edhe pse jemi në pritje të një vendimi të tillë.
Në spitalin e Elbasanit numri i shtrimeve ka qenë i pakët dhe kjo nënkupton se ose një pjesë e mirë kanë qëndruar në shtëpi. Ndoshta se edhe pacientët kronik patën frikë se mund të infektoheshin me COIVD-19, ose edhe një problem tjetër mund të ketë qenë transporti.
U bënë dy muaj që pacientët kanë qëndruar larg sistemit shëndetësor dhe shpresoj që të kenë që i stabilizuar shëndeti i tyre”, u shpreh ai.
Sa i përket menaxhimit të situatës ai theksoi se në këtë kohë pandemie pavarësisht ngarkesës tha se mund të ketë lënë një impakt negativ.
Kur ka mbërritur COVID-19 në Shqipëri?
Mezini: COVID ka disa veçanti në krahasim me pneumonitë bilaterale që shkaktohen nga viruset stinore. E mira është që të gjitha pneumonitë bilaterale që kemi pasur në sanatorium, këto kartela të nxirren.
Të shikohen imazhet radiologjike dhe të krahasohen me imazhet e COVID që në njohim sot. Dhe duhet që këtyre pacientëve t’i bënin teste serologjike për të kuptuar nëse kanë qenë apo jo covid. Standardi i artë do të ishte bërja e testit tampon. E kam marrë gjakun dhe nuk kam përgjigje akoma. Një pjesë e kolegëve të mi kanë rezultuar të prekur që e kanë kaluar infeksionin.
Testet serologjike duhet të shtrihen më tepër për të kuptuar se ku jemi. Testet sierologjike nuk kërkojnë kushte speciale dhe mund tu bëjë çdo laborator që është i certifikuar.
COVID-19 nuk është vetëm një sëmundje që prek vetëm mushkëritë, edhe pse ai është organi kryesore që preket. Urina mendohet tani që të jetë një indikator mjaft i fuqishëm për të parë se si do të vazhdojë ecuria e sëmundjes. Është një sëmundje që prek edhe veshkat.
Është vënë re të ketë lënë efekte anësore?
Mezini: Është shumë shpejt për të folur për këtë gjë. Këto janë rastë që duhen vlerësuar dhe besoj pas 3-4 muaj mund të flasim më qartë.
Sa i përket rikthimit të një vale të dytë ai shpjegoi: Ky virus bën mutacione, historia ka treguar që kur rikthehen janë më të dobët, por nuk duhet të kemi këtë panik që patëm momentin e parë sepse nuk e njihnim.
Sa të rrezikuar jemi të infektohemi nëse shkojmë në plazh apo pishina?
Mezini: Plazhi duhet bërë patjetër. Nuk besoj se ka problem thjesht duhet të përkushtohemi tek këto tre rregulla mbajtja e distanca , jo grumbullime , mbajtja e maskave. Tani duhet të kalojmë te përgjegjësia individuale”, tha ndër të tjera mjeku Pneumolog./abcnews.al