Opinionisti shqiptar, Arjan Konomi ka qenë një ndër të paktët gazetarë shqiptarë që ka shkelur në Kosovë gjatë periudhës së luftës duke rrezikuar edhe jetën.
Ditën e sotme me rastin e Pavarësisë të Kosovës, ai ka zgjedhur të rrëfejë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në kohën e luftës.
“Mendoj që aty ishte gjithçka e pashpresë të shikoje një popull që jetonte në vendin e tij duke mos pasur asnjë lloj lirie duke pasur frikë të dilte nga shtëpia. Unë kam parë situata të tmerrshme. Në Gjakovë ka qenë situata shumë e rrezikshme ku së bashku me kryetarin e bashkisë së Gjakovës dhe vëllanë e tij dëshmor të luftës më kanë strehuar në shtëpi dhe më pas më kanë nxjerrë nga Gjakova”, tha Konomi për “Shqipëria Live”.
Më tej, Arjni shtoi: “Të kishe frikë të jetoje në shtëpinë tënde. Jam me fat që jam gjallë”./abcnews.al