Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arjan Konomi shkon te varri ku prehet Hueyda El Saied, ndan videon prekëse me djalin e artistes

schedule18:46 - 27 Nëntor, 2021

schedule 18:46 - 27 Nëntor, 2021

Pak ditë më parë, artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ky lajm shokoi mbarë opinionin, duke pasur reagime të shtumta. Nuk munguan as personazhet e famshëm shqiptarë, shumë prej të cilëve ishin edhe miq të saj.

Ai i cili preku zemrat e të gjithëve ishte opinionisti Arjani Konomi, që postoi disa në kohë të ndryshme me të, duke shkruar: “Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)


Ndërsa, sot Arjani ka shkuar në Luksemburg, aty ku Hueyda prehet. Ai së bashku me djalin e artistes, Grabielin kanë shkuar në varreza. Nga ky moment prekës, Konomi ka ndarë edhe një video në Instagram, ku shihet teksa përshëndet me vogëlushi.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!