Përse Aristela Leka doli e vetme nga programi ‘Përputhen’? Në intervistën për ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ajo nënvizoi se ata nuk ishin burra. Me kë e ka?
“Dola vetëm, nuk ishin burra. Kështu dukeshin nga larg, por nga afër nuk ishin burra. Me Princin komunikoj, për Blerimin s’dua të flas fare. Kur dolëm nga emisioni kishim ca mosmarrëveshje në fakt, ndoshta ishin të ndikuara nga të tjerët. Princi ndaj meje, jo unë ndaj Princit. Kam komunikim por jo lidhje”.
Por, a vuri Aristela në krizë një marrëdhënie miqësore? A ndihet ajo fajtore për këtë?
“Uuuu shumë fajtore, nuk më zë gjumi natën. Jo nuk besoj se ata janë miq. Ata janë njerëz që I ka bashkuar interesi”.
Sipas saj, historitë e dashurisë pas daljes nga prgrami përfundojnë apo zgjasin pak sepse janë shumë fake gjatë programit. Po si duhet të jetë partneri i saj? Nga një pyetësor i Ermalit mësuam se nuk i ka qejf romantikët, qarramanët jo e jo teksa shton se xhelozia i pëlqen./abcnews.al