Arifi: Morëm garanci nga Escobar se pjesë e marrëveshjes Kosovë-Serbi do të jetë dhe Lugina e Preshevës

schedule18:00 - 4 Nëntor, 2022

schedule 18:00 - 4 Nëntor, 2022

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i ftuar në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, foli rreth takimit që disa përfaqësues së Luginës së Preshevës zhvilluan në SHBA dhe takimin me Gabriel Escobar.

Arifi tha se morën garancinë si nga Escobar se në marrëveshjen që do të diskutohet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pjesë e paketës do të jetë dhe Lugina e Preshevës.

Sipas tij Lugina duhet të marrë patjetër vëmendje, pasi popullsia shqiptare aty ndodhet nënë kërcënimet dhe shantazhin serb.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Ju keni qenë në një vizitë në Uashington të thirrur nga Uashingtoni, jeni takuar me Escobar, dhe besoj se fokusi ka qenë Lugina e Preshevës, ku mbetet Lugina jashtë apo brenda dialogut?

Arifi: Me ftesë të DASH ishin më vizitë në 4 qershor dhe patëm disa takime në kongresin dhe senatin e SHBA, ku hapëm shumë tema që janë me interes të banorëve të Luginës së Preshevës, dhe në tetor patëm një ftesë nga DHASH. Ne nga zotit Escobar kërkuar që dikutuam që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës në tryezë të jetë dhe Lugina e Preshevës. Ke kërkuar nga Escobar që këta marrëveshje të përfshihet edhe Lugina, pasi8 nuk mun d të ketë standarde të dyfishta. Escobar na siguroji se kjo çështje do të jetë temë diskutim.

Karadaku: Pra Escobar ju tha që Lugina do të jetë pjesë e dialogut?

Arifi: Po shpresojmë shumë tek Escobar. Por edhe Osmani na premtoi se çështja e Luginës do të jetë pjesë e diskutimeve në Bruksel.

Karadaku: Pra do të diskutohet?

Arifi: Po nëse pajtohet pala shqiptare.

Karadaku: A ka mundësi mos bie dakord pala shqiptare?

Arifi: Escobar ishte preciz nëse pajtohet delegacioni shqiptar do të diskutohet në Bruksel. Këtë vërtetoi edhe presidentja Osmani, e cila tha se Lugina do të jetë pjesë e diskutimit.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!