“Ari i zi 2″/ Durrës, sekuestrohen 400 mijë litra naftë, dyshohet e kontrabanduar nga Tunizia. Disa të arrestuar

schedule09:02 - 14 Janar, 2025

schedule 09:02 - 14 Janar, 2025

Në Durrës janë sekuestruar 400 mijë litra naftë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ari i zi 2”.

Nga kontrolli në anije, në balastrat që shërbejnë për balancimin e mjetit, u gjet sasia e naftës e kontrabanduar nga Tunizia.

Nafta e gjetur në anije, ishte e fshehur në balastra, me qëllim kontrabandimin.

Në pranga ranë 6 shtetas dhe në hetim 5, sirianë, egjiptian dhe shqiptar, pjesëtarë të ekuipazhit të anijes.

Në kuadër të operacionit “Ari i zi”, vijon puna për kapjen e shtetasve Eduart Skora dhe Florian Biba, ndërsa në kuadër të operacionit “Ari i zi 2”, vijon puna për kapjen e shtetasve Juxhin Koka dhe Serxha Sula. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!