Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Argjentina shmang turpin/ Artan Mërgjyshi: Kepi i Gjelbër, ekip për t’u respektuar

schedule20:39 - 4 Korrik, 2026

schedule 20:39 - 4 Korrik, 2026

Argjentinës iu desh një mrekulli për të shmangur mrekullinë më të madhe në historinë e Kupave të Botës.

Kampionët në fuqi të planetit mundën 3-2 pas kohëve shtesë Kepin e Gjelbër, në betejën më klasike të “Davidit” me “Goliadhin”.

Në emisionin “Futboll jo Soccer” në ABC News, trajneri Artan Mërgjysi tha se Kepi i Gjelbër është ekip për t’u respektuar.



Sipas Mërgjyshit, Argjentina ishte skuadër e brishtë në fushën e lojës.

“Kepi i Gjelbër është ekip për t’u respektuar. Janë lojtarë që tregojnë se futbolli, kur vë karakterin, shpirtin, ekipi ka frymë. Argjentina nuk mund të thuash që është pa shpirt, janë të bashkuar, kanë Messin. Por momenti jo i mirë i disa lojtarëve dje, sidomos ata anësorë, bënë që Argjentina mos të bënte diferencë, por të dukej një skuadër e brishtë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!