Ardit Bido apel institucioneve të dorëzojnë në arkiv dokumentet historike

schedule15:00 - 13 Qershor, 2019

schedule 15:00 - 13 Qershor, 2019

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka grumbulluar në institucione të ndryshme rreth 5000 dokumente me rendesi te vecante kombetare. Drejtori Ardit  Bido u bëri apel drejtuesve te muzeve dhe shkollave ne vend që kanë dokumente të tilla, që t’i dorëzojnë sa më shpejt në arkiv. Në të kundërt, ai paralajmëroi masa administrative ndaj titullarëve.

5000 dokumente të para vitit 1945 i bashkohen arkivit të shtetit. Këto dokumenta me rëndësi kombëtare janë gjetur nga inspektoret e drejtorisë së Përgjithshme e Arkivave në muzeume, shkolla dhe institucione të ndryshme në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Drejtori i Arkivit Ardit Bido thotë se dokumentet janë kryesisht në greqisht dhe osmanisht të shek. XIX dhe fillim shek.XX.

Nga ana tjetër ai i bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore që mbajnë dokumente të këtij lloji dhe që ende nuk janë inspektuar nga DPA, t’i dorëzojnë ato sa më shpejt pasi dokumentat në ato kushte rrezikojnë ekzistencën fizike  dhe për këtë do të këtë ndëshkime për drejtuesit e këtyre institucioneve.

Dokumentat  historike pas restaurimit dhe përpunimit të tyre do t’i vihen në shërbim studiuesve. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!