Ardiani viktima e 5-të, historia e gjakmarrjes mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj: Nisi për 10 mijë lekë të vjetra

schedule21:24 - 26 Prill, 2023

schedule 21:24 - 26 Prill, 2023

Policia e Shtetit ditën e sotme konfirmoi se vrasja e Ardian Nikulaj një javë më parë në Lezhë është kryer për gjakmarrje.

Ndër personat e përfshirë në këtë ngjarje është edhe Edmond Haxhia, i cili dyshohet se është porositësi i vrasjes.

Haxhia mësohet se është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakaj ka një konflikt me Nikulat që prej vitit 1996, ku Ardiani është viktima e pestë.

Si nisi konflikti mes fiseve?

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur që në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën aty. Pas furnizimit, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre ishte rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të karburantit. Një prej viktimave ishte edhe vëllai i Ardian Nikulaj.

Pak muaj pas kësaj ngjarje u vranë Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes.

Gjakmarrja vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe u plagos i afërmi i tij, Pjetër Lekstakaj.

Këto ngjarje vijojnë të jenë të pazbardhura nga drejtësia shqiptare.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!