Ardi Veliu emërohet në krye të Policisë së Shtetit

schedule14:07 - 5 Shkurt, 2018

schedule 14:07 - 5 Shkurt, 2018

Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu u emërua drejtori i Policisë së Shtetit me firmën e Kryeministri Rama, i propozuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. 45 vjeçari  Veliu zëvendësoi në këtë detyrë Haki Çakon, i cili u lirua më 8 janar 2018.

Ardi Veliu u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

I propozuar nga ministri i Brendshëmm, Fatmir Xhafaj, emri i Veliut u firmos këtë të hënë nga Kryeministri Edi Rama në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu me parë mbante postin e drejtorit të Policisë Tiranë.

Në një konkurs të zhvilluar pak ditë më parë për zëvendësuesit e ish drejtuesit të këtij posti Haki Çakos, Veliu doli i pari në listë, ku iu dha dhe grada “drejtues i parë” pasi mori pikët maksimale. Kujtojmë që post mbeti vakant pas shkarkimit në fillim të muajit janar të Haki Çakos nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Pas një periudhe prej më pak se 3 vjetësh në krye të uniformave blu, drejtues madhor Haki Çako u lirua nga detyra nga Këshilli i Ministrave me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Ish-Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”, ndërsa nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë. Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.

Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna. Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor, Fakulteti Juridik.

KARRIERA PROFESIONALE

Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)

Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)

Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)

Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)

Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)

Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)

Drejtor i Kolegjit të Policisë (2015 -2016)

Drejtor i Policisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit (2016 –2017)

Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!