Ardi Veliu anulon konkurimin për gradën “Komisar”

schedule15:55 - 13 Nëntor, 2018

schedule 15:55 - 13 Nëntor, 2018

Procesi i konkurimit, i zhvilluar në datën 7 nëntor nga Policia e Shtetit për të fituar gradën “Komisar”, ku morën pjesë 470 efektivë blu, u anulua me një urdhër të kreut të policisë, Ardi Veliu.

Një kopje të urdhrit të anulimit e disponon edhe ABC News. Në të thuhet se ka dyshime që tezat janë shitur, apo ka pasur komunikime ndërmjet konkuruesve në procesin e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Konkurimi  i parë u anulua me arsytimin se është cënuar integriteti i testimit me shkrim.

Tre oficerë, të cilët ishin konkurentë kanë kërkuar që procesi të pezullohet dhe të përsëritet, duke denoncuar rastin në Prokurorine e Tiranës. Urdhri  i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut mban datën 13 nëntor dhe procesi i konkurimit do të përsëritet në 15 nëntor. /abcnews.al