“Ardhja e Blinken, mbështetje për SPAK”, Gjikondi: SHBA investuesi kryesor për Reformën në Drejtësi

schedule18:35 - 9 Shkurt, 2024

schedule 18:35 - 9 Shkurt, 2024

Juristja Brisida Gjikondi e ka konsideruar ardhjen e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë javën e ardhshme, si një mbështetje për SPAK.

Ajo ka thënë në një intervistë për “Special Report” se SHBA është investuesi kryesor për Reformën në Drejtësi dhe kjo vizitë tregon gjithçka.

“Ky është një lajm shumë i rëndësishëm, konfirmojmë dhe një herë pozitën e Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. Në tekst duket qartë që vjen në Shqipëri për të konfirmuar një aleat të rëndësishëm siç është Shqipëria në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu përmendet dhe Ukraina, pasi mendoj se ka të bëjë dhe me një konferencë që do të zhvillohet në Tiranë, ku do të jetë qëllimi dhe çështja e Ukrainës. Shikoj ardhjen e tij dhe si një mbështetje të Reformës në Drejtësi. Patjetër, ka të bëjë me Ukrainën, por Amerika ka informacion të detajuar se çfarë vjen në Shqipëri dhe ardhja e tij është një lajm shumë i mirë për të gjithë shqiptarët.

Në këto stuhira që po ndodhin, ku SPAK0u po funksionon për herë të parë fiks siç e ka kushtetuta, si një pushtet i pavarur nga politika, nga parlamenti dhe opozita po e sulmon egërsisht, mendoj që Reforma në Drejtësi është një investim i pastër i SHBA. Edhe mbas deklaratës së Ambasadës amerikane, do të jetë dhe kjo mbështetja e Blinken. Personazhi më sinjikativ i kësaj reforme, është pikërisht ai personazh që Blinken e shpalli Non Grada. Ç’ka u provokua dhe ligjërisht nga dosjet”./abcnews.al