Arbëria ka bërë përforcimin e parë, teksa ka afruar në skuadër mbrojtësin Elmir Lekaj. Lajmi është konfirmuar nga kompania që menaxhon futbollistin shkodran. Lekaj ka kaluar në huazim drejt klubit dardan.
20-vjeçari këtë sezon në Superiore kishte luajtur vetëm një ndeshje me Vllazninë, konkretisht në triumfin 0-3 kundër Kastriotit. Sezonin e shkuar pati më shumë hapësira, pasi u aktivizua në 8 ndeshje, dy prej tyre si titullar.
Arbëria sot ka bërë edhe një tjetër afrim. Marclei Cezar – Santos, sulmuesi që në verë iu bashkua Feronikelit, ka nënshkruar dhe është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës që garon në Ipko Superliga e Kosovës. /abcnews.al
MIRË SE VJEN SANTOS
KF Arbëria i uron mirëseardhje në familjen tonë futbollistit brazilin Marclei Cezar – Santos ?
Së…Posted by KF Arbëria- Official on Friday, December 25, 2020

