Në emisionin “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” në ABC News, profesori Emil Lafe theksoi rëndësinë e angazhimit të shtetit shqiptar për ruajtjen e identitetit arbëresh. Ai u shpreh se ndërhyrja institucionale nga Tirana, e mirëpritur me entuziazëm nga komuniteti arbëresh, përfaqëson një hap domethënës për mbështetjen e kësaj diaspore historike, e cila ka luajtur një rol kyç në Rilindjen Kombëtare.
Lafe kujtoi figurën e Jeronim de Radës, të cilin e cilësoi si themelues të letërsisë, shtypit dhe gjuhës shqipe në nivel të lartë, duke e vlerësuar si një simbol të kulturës arbëreshe, ndërsa në studio ishte i pranishëm edhe stërnipi i tij.
“E shikoj si një angazhim të shtetit shqiptar, që bota arbëreshe të mbetet si bota arbëreshe. Ndërhyrja e shtetit shqiptar që gjen përkrahje entuziaste në mjedisin arbëresh, atë që ne e quajmë bota arbëreshe, është një veprim shumë domethënës për atë diasporë historike. Kanë luajtur një rol shumë të rëndësishme në historinë moderene, që nga Rilindja.
Fillesat e Rilindjes janë që në Itali dhe atje ne kemi një personalitet shumë të rëndësishëm siç është Jeronim de Rada. Stërnipi i tij ishte këtu i pranishëm. De Rada është shkrimtari i parë, themeluesi i letërsisë shqiptare, i shtypit shqiptar, dhe gjuhës shqipe në një nivel të lartë. De Rada ishte një simbol i kulturës arbëreshe”, tha Emil Lafe./abcnews.al

