Arbër Ahmetaj: Letërsia shqiptare ndoshta ndër letërsitë më të mira në kontinent

schedule23:00 / 21/02/2020

Shkrimtar Arbër Ahmetaj këtë të premte nga Provokacija ka komentuar faktin se si Shqipëria ka ndryshuar, Përmes romanit të tij “Procesi”, që bën fjalë për jetën e shqiptarëve në fund të regjimit komunist.

Shkrimtari është shprehur se në këtë roman ka përshkruar me detaje ndryshimin që ka pësuar jeta e shqiptarëve në atë periudhë. Ahmeti ndër të tjera thekson se në libër tregohet se si shqiptarët u izoluan nga bota në atë periudhë.

“Në këtë libër tregohet qartë se si ka njerëz që janë të burgosur që nuk flitet dot dhe ka të tjerë në burgun e madh siç është dhe studenti i mjeksisë personazh i romanit, tregon se sa keq është të jesh i mbyllur dhe të mos kesh mundësi të dalësh jashtë të dëgjosh Jazz. Unë jam biri i librave të mi. Ato më kanë bërë ky që jam. Përmes romanit jam përpjekur që të shpjegoj jetën e mbyllur të Shqipërisë në kohën e komunizmit”, tha ai.

Shkrimtari përballë gazetarit Mustafa Nano është shprehur se kohët e fundit ka vënë re se në Shqipëri po bëhet lëtërsi e mirë. Sipas tij në një periudhë kohore letërsia shqiptare do të jetë më e mura në Kontinent.

“Në Shqipëri është duke u bërë letërsi e mirë dhe ka shumë mundësi që të jetë një ndër letërsitë më të mira në kontinent pas një farë kohë. Letërsitë e mëdha bëhen gjithmonë në periferi të zemrës. Letërsia shqipe do të dalë në Evropë dhe do të jetë një letërsi shumë e mirë. Në Maqedoni bëhet letërsi shumë e mirë që bëhet nga autorë maqedonas por edhe shqiptarë, në Greqi ka autor autor të mrekullueshëm, në Malin e Zi nuk është se njioh shumë por e përgjithshmja është se ka krijime të bukura dhe pse janë vende të vogla”, është shprehur ndër të tjera shkrimtari./abcnews.al

schedule23:00 / 21/02/2020