Arben Shkodra: Nga “Ballkani i Hapur” përfiton Serbia dhe Maqedonia, jo Shqipëria

schedule15:49 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 15:49 - 21 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Me pesë marrëveshjet e nënshkruara në këtë takim të “Open Balkan” në Tiranë, kryeministri Rama tha se 2022-shin do të jetë një epokë e re për shkëmbimet e 3 vendeve nismëtare. Por Arben Shkodra nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptar nuk mendon kështu.

“Do të donim që qeveria të ishte më transparente. Ne e kemi ekonominë në një situatë që është në disfavor. A po përgatitemi ne që të qasemi në rajon e të jemi konkurrues? Unë them jo, madje po bëhet e kundërta” tha ai.

Ekonomia shqiptare është në disfavor, sipas Shkodrës dhe pasoja është rritja e konsumit të produkteve të dy shteteve të tjera. “Ne në kushtet që jemi dhe do të jemi, ne nuk do të jemi aspak përfitues, por konsumator të ekonomive të tjera”.

Nuk është vetëm Serbia përfituesja më e madhe. “Nga këto marrëveshje nuk është vetëm Serbia që favorizohet, edhe Maqedonia. Është e gjitha çështje si po përgatit ekonominë tënde….” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!