Arben Ristani tregon çfarë e bëri gjykatën të pushojë çështjen e “lobimit rus”

schedule12:03 - 14 Janar, 2020

schedule 12:03 - 14 Janar, 2020

I ftuar ditën e sotme në ABC News ishte ish-sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani përballë gazetares Juli Xhokaxhi.

Ristani foli në lidhje me akuzat për çështjen e lobimit rus dhe se përse gjykata vendosi të pushojë çështjen ndaj tyre.

Pjesë nga biseda në studio: 

Arben Ristani: Çështja ishte e montuar, pjesë e lojës politike, në këtë histori nuk ka vepër penale. Në kemi deklaruar si parti politike se sa para kemi shpenzuar. Akuza e prokurorisë ka qenë se janë mbledhur edhe 650 mijë dollarë ku 150 prej tyre kanë kaluar nga Shqipëria në Amerikë kurse 500 të tjera janë mbledhur nga shqiptarët e Amerikës po në Amerikë. Vetëm nga ky fakt është e kuptueshme se këto para nuk kanë hyrë në PD, duke mos hyrë në PD atëherë nuk kanë hyrë në arkën e PD. Duke mos hyrë në arkën e PD nuk kanë si deklarohen, çfarë të deklarosh në këtë mes? Nuk ka asgjë që e lidh kontratën për lobimin për biznesin shqiptaro-amerikan të lidhur mes një kompanie amerikane dhe skoceze. Prandaj dhe gjykata konkuldoi se këtu nuk ka çështje penale, duke mos patur çështje penale u vendos edhe pushimi i çështjes. Kjo ishte ajo që Gjykata e gjeti me vend për të pushuar çështjen.

Juli Xhokaxhi: Ndërkohë për pushimin e çështjes tuaj ka reaguar dje Taulant Balla, po edhe Brace ka reaguar gjithashtu. A mund të apelohet nga prokuroria një çështje e pushuar nga gjykata?

Arben Ristani: Po ajo bën detyrën e saj. Çështja është pse politika kërcënon në këtë formë. Balla ushtron presion ndaj drejtësisë kur thotë s’kanë kaluar vettingun. Presioni politik që bëjnë i çojnë në nivele qesharake. Unë nuk kam qenë në Amerikë, as kam firmosur ndonjë dokument. Bëjnë një konfondim qesharak kur thonë se sekretari i përgjithshëm e partive politike është funksion kryesor në PD.

Juli Xhokaxhi: Çfarë gabimesh me dashje proceduriale nënkupton Balla?

Arben Ristani: Është shumë e thjeshtë, nuk ekziston çështja penale. Është një çështje e nisur gabim për shkak të presionit politik. Gjithë reforma në drejtësi është bërë për tu kapur nga mazhoranca. Madje e kanë cuar sistemin e drejtësisë në kolaps, pres që shumë shpejt të pezullojnë vettingun pasi rrezikojnë ra çojnë në kolaps. Kërcënimet e Ballës janë pa kuptim, gjykatat janë institucione si gjithë të tjerat në këtë vend. Gjykatat kanë njerëz të korruptuar, ka njerëz të ndershëm e profesionist ashtu si në institucionet e tjera, ky vend vuan nga ky fenomen.

Juli Xhokaxhi: Besoni se mbyllet këtu kjo çështje?

Arben Ristani: Për mua nuk ka problem nëse vazhdon, të lirë janë, atë detyrë kanë, madje i inkurajojë ta bëjnë.

Juli Xhokaxhi: Gjithë kjo zhurmë, e gjithë kjo që ndodh në Partinë Demokratike, nuk kemi në Shqipëri që mund të ndërmarrin këto çështje që shkojmë te kompani të huaja që kërkojnë miliona e miliona?

Arben Ristani: Shumë mirë do ishte të ishin të thjeshta gjërat, ju e shihni se sa jemi të varur nga gjeopolitika, në këtë kuadër kemi një pavarësi të cunguar si vend. Kjo dikton këto lobimet me ekspertë ndërkombëtarë.

Juli Xhokaxhi: Kryetarët e bashkive të dala nga zgjedhjet e 30 qershorit, kryetari Basha ka folur për 15 kryebashkiakë si me të shkuar kriminale, si hetoni?

Arben Ristani: Është e thjeshtë, mjafton të hapet si lojë dhe njerëzit që janë afër tyre, dinë historitë e gjithsecili, kështu që informacionet vijnë. Të paktën njerëzit të binden se ky njeri është i lidhur me krimin dhe duhet larguar patjetër.

Juli Xhokaxhi: Kemi mësuar se fokusi është te Lezha dhe Dibra, janë vetëm këto dy zona që kanë patur kryebashkiakë me të shkuar kriminale?

Arben Ristani: Të shohim, se kanë dalë edhe për qarqe të tjera, informacionet vijnë dhe përpunohen nga PD./abcnews.al